Vdes ish-partnerja e reperit të famshë, u gjet e pajetë në shtëpi

Vdes ish-partnerja e reperit të famshë, u gjet e pajetë në

Kim Portner, modelja dhe aktorja që ka qenë partnerja e reperit të famshëm amerikan, Diddy për 13 vite është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Burime pranë autoriteteve kanë konfirmuar se morën një telefonatë se në shtëpinë pranë liqenit Toluca rreth mbrëmjes. Thuhet se u raportua një person që kishte pësuar sulm kardiak.

Një burim pranë 47-vjeçares thotë se ajo kishte disa javë që vuante nga pneumonia, por është e paqartë se cfarë e ka shkaktuar vdekjen e saj.

Porter dhe Diddy kanë qenë në lidhje dashurie për 13 vjet. Ata janë prindër dy vajzave binjake Jessie james dhe D’Lila, 11-vjeçare, dhe djalit Christian, 20-vjeçar.

Kim ka edhe një djalë që quhet Quincyn, i cili erdhi në jetë nga lidhja e saj me producentin e zhanrit R&B, Al B. Sure.



EMISIONET