Rafael van der Vaart thotë se pavarësisht se nuk ishte një ndeshje e shkëlqyeshme, e rëndësishme është që Holanda fitoi dhe grumbulloi tre pikë. Mesfushori i Hamburgut shënoi golin e parë në paraqitjen e tij të 101-të për Hollandën që fitoi 3-0 ndaj Andorrës. “E di se nuk ishte një ndeshje e shkëlqyeshme, por personalisht ishte bukur të shënoja”. “Sigurisht, kundërshtari nuk ishte shumë i mirë, por ne u përpoqëm të nxjerrim sa më shumë. Megjithatë, nuk kishte shumë hapësira për ne”, ka thënë Van der Vaart.

/Ora News.tv/