Valladolid nuk i trembet Barçës: Kemi elementët e duhur për të ndalur Messin

Valladolid nuk i trembet Barçës: Kemi elementët e duhur

Valladolid janë kthyer në La Liga pas katër vitesh mungesë, ndërkohë që sfidën e parë në shtëpi do ta luajnë përballë kampionëve në fuqi, Barcelonës. Një 90 minutësh që nuk e tremb aspak arkitektin e tyre, Sergio Gonzalez që beson se ka elementët e duhur për të ndalur Lionel Messin me shokë.

"Sa më pak topa që ai merr, aq më mirë është",-tha Gonzalez në konferencën për shtyp.

"Ne do të shohim për të shfrytëzuar pikat e dobta të tyre. Ne gjithmonë duam më shumë dhe do të vazhdojmë të shikojmë për lojtarë të rinj. Është emocionuese që klubi dëshiron ta zgjasë kontratën time. Kjo do të thotë se ata janë të lumtur me mua. Një zgjatje do të na lejonte të punonim më qetësisht, drejt një projekti."-përfundoi tekniku 41 vjeçar.

Në "Jose Zorrilla" Barcelona nuk ka kujtime të mira, pasi herën e fundit u mposht me shifrat minimale 1-0 dhe mbrëmjen e sotme pritet të "thyejë" mallkimin.

EMISIONET