Valentino Rossi telefonon 102-vjeçaren që shërohet nga koronavirusi: Do ju ftoj në një nga garat e mia me motor

Valentino Rossi telefonon 102-vjeçaren që shërohet nga

"Përshëndetje? Emri im është Valentino Rossi. Po garuesi. Unë jam unë, betohem. Zonja Italica, kam dashur t'ju përgëzoj: ju jeni shumë më e fortë se unë, je një luftëtare e vërtetë. Nëse do të kisha energjinë tuaj, do të vazhdoja të garoja edhe për 20 vjet të tjerë. A mund t'ju ftoj në një nga garat e mia sapo të fillojë Kampionati Botëror? Kështu që zbuloni sekretin tuaj për mua ", ishin fjalët që garuesi më i famshëm italian Valentino Rossi i tha përmes telefonit të moshuarës 102-vjeçare që u shërua nga koronavirusi.             

Italica Grondona është zonja 102-vjeçare që mposhti koronavirus disa ditë më parë dhe la përfundimisht spitalin San Martino në Xhenova pas 2 javësh shtrimi në spital.

"Një faqe e bukur në këtë histori, një shpresë për të gjithë ne," tha guvernatori, Giovanni Toti.

Italica rrëfen se ka qenë shumë e apasionuar pas Valentino Rossit, madje ajo ka edhe një fotografi me autografin e tij dhe nuk ka humbur asnjë garë të tij. Madje ajo e ndjek edhe Formula 1. Nuk është fanse e askujt thjesht e shikon sepse e pëlqen, por më shumë përkrah Ferrarin sepse është italian.

EMISIONET