Vajza i kërkon punë për babain, kryebashkiaku i Matit zihet ngushtë

Vajza i kërkon punë për babain, kryebashkiaku i Matit zihet

Një aktivitet sensibilizues me fëmijët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Burrelit është organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të Fëmijëve, nga Save the Children.

 Ky aktivitet me mesazh "Dëgjoni zërin tim" synon sensibilizimin e opinionit publik mbi rëndësinë e respektimit të të drejtave të fëmijëve.

Griselda Stana ishte një vajzë e vogël e cila zuri ngusht kryetarin e bashkisë së Matit, Nezir Rizvani, kur i kërkoi të hapte vende të reja pune me qëllim që babai i saj të mos shkonte jashtë Shqipërisë për të punuar dhe siguruar të ardhurat e familjes por të kishte një punë pranë familjes.

"Babai im shkon gjithmonë në emigrim dhe unë mërzitem shumë. Dua që t'i të hapësh një punë ku të gjithë baballarët tanë të punojnë dhe ne të ndihemi pranë tyre"

I zënë ngusht kryetari i bashkisë tha se duhen politika të qeverisjes vendore dhe qendrore.

Nezir Rizvani: "Shqetësimi që ngre' fëmija është i ndjeshëm, është shpirtëror, është një plagë e shoqërisë shqiptare, është shumë i theksuar në zonat tona. Pothuajse të gjitha zonat rurale, por edhe pjesa e qytetit të Burrelit, një pjesë e mirë e rinisë, e brezit të ri, e moshës së re, e moshës së punës, po emigrojnë çdo ditë, vazhdojnë të punojnë në mënyrë sezonale në emigracion dhe nuk janë pranë fëmijëve. Është një proces shumë kompleks. Duhen politika të qeverisjes qendrore dhe qeverisjes vendore për krijimin e kushteve të përshtatshme për investimet vendase dhe të huaja, për zhvillimin ekonomik të vendit, me qëllim që të krijohen vendet e punës.

Bashkia e Matit, aq sa ka mundësi, po mundohet të bëjë diçka në këtë drejtim. Ka një strategji të zhvillimit të saj, i ka piketat se ku do të shkojë, por gradualisht duhet edhe bashkëpunimi i qeverisjes qëndrore për realizimin e atyre objektivave, për zhvillimin social të Matit, me qëllim që prindërit tuaj dhe të të gjithë fëmijëve të tjerë të mos largohen në emigracion, por të jenë pranë fëmijëve të tyre, pranë familjeve të tyre dhe të kenë mundësi dhe të ardhura financiare, për të krijuar kushtet normale për rritjen e fëmijëve të tyre. Ju faleminderit!".

Aktiviteti u organizua me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, UNICEF, Terre des Hommes, Save the Children dhe World Vision

EMISIONET