Vajza dhe gra, ja 'formula magjike' për të mbrojtur flokët nga dielli

Ekspozimi ndaj diellit nuk dëmton vetëm lëkurën tonë, por gjithashtu ka një efekt negativ edhe te flokët, të cilat gjithashtu kanë nevojë për më shumë kujdes gjatë stinës së verës.

Rrezet ultravjollcë të diellit, të kombinuara me kripën e detit dhe larjet e shpeshta, dëmtojnë flokët dhe e dobësojnë atë, duke shkaktuar rënie, djegie dhe dëme të tjera në flokët tanë.

Ne ju tregojmë një zgjidhje të thjeshtë por që ka rezultate mbresëlënëse, sigurisht përtej produkteve të gatshme kozmetike.

Për këtë do t'ju duhen vaj ulliri, vaj gruri dhe vaj aragani. Përzijini të treja bashkë në një enë.

Para se ta aplikoni në flokë, shkundini mirë ato.

Vajin mund ta përdorni në flokë para ose pasi të bëni dush, gjithashtu edhe kur zhyteni në det.


EMISIONET