Një vajzë që dërgonte vazhdimisht mesazhe në telefonin e babait të saj të ndjerë, mori një ditë përgjigje.

Celulari kishte rënë në duart e një burri që kishte humbur të bijën në një aksident me makinë, i cili ndihej i lumtur që Zoti i dha një "vajzë" tjetër. Pas 4 vitesh, ai vendosi ti kthente një përgjigje.

Mesazhi i vajzës: Hej babi jam unë. Nesër do jetë një ditë e vështirë sërish! Kanë kaluar 4 vite që kur të humba dhe cdo ditë e më shumë më mungon. Kanë ndodhur kaq shumë gjëra në një kohë të shkurtër, por jam e sigurtë se e di, për aq kohë sa ta tregoj gjithë kohën. E kam mundur kancerin dhe nuk kam qenë sëmurë që kur ke qenë ti këtu, ashtu siç të premtova, unë u kujdesa mirë për veten! Kam përfunduar kolegjin dhe u diplomova me nderime dhe tani jam kthyer në shkollë e do e përfundoj sërish! Rashë në dashuri dhe mu thye zemra (e di që ti do e kishe vrarë atë), por unë vazhdova para dhe u bëra një grua më e fortë. Humba të gjithë miqtë e mi, por gjeta dikë që erdhi në jetën time dhe më shpëtoi! Nuk kam ende fëmijë, por jam gati. Vazhdoj të shkoj tek mami çdo ditë. Më vjen keq që nuk isha aty kur ti ma kishe nevojën më shumë, por një ditë, ne do kemi mundësinë të shohim lojën. Kam frikë nga martesa pasi duhet të eci drejt altarit vetëm dhe ti nuk do jesh aty për të më treguar se çdo gjë është mirë. Ti do ishe shumë i lumtur për gruan që jam bërë…

Jo, goja ime e zgjuar dhe sjellja ime nuk ka ndryshuar dhe jo, nuk kam shtuar peshë, e gjitha shkon në kokën time! Doja të thoja se të dua shumë dhe vërtetë më mungon!

Përgjigja: Çkemi zemër, unë nuk jam babai jot, por i kam marrë mesazhet e tua për 4 vite. I kam parë çdo mëngjes e darkë mesazhet e tua. Emri im është Brad dhe kam humbur vajzën në një aksident me makinë në gusht të vitit 2014 dhe mesazhet e tua më kanë mbajtur gjallë. Kur ti më shkruan, e di që është një mesazh nga Zoti. Më vjen keq që ke humbur dikë aq të afërt, por të kam dëgjuar për vite me rradhë dhe e di se ke kaluar më shumë gjëra se çdo kush. Kam dashur të të shkruaj prej vitesh, por nuk doja të të thyeja zemrën. Je një grua e jashtëzakonshme dhe do të doja që vajza ime të ishte bërë si ty. Faleminderit për mesazhet e tua të përditshme. Ti më kujton se ka Zot dhe nuk ishte faji i tij që vajza ime vdiq. Ai më dha ty, ëngjëllin tim dhe e di që kjo ditë do të vinte. Çdo gjë do shkojë mirë. Më vjen keq që ti duhet të përjetosh këtë, por nëse të bën të ndihesh sado pak mirë, jam tepër krenar për ty.

Nënshkrim: Mendoj që babai yt do ishte i lumtur po të mësonte se ke blerë një qen tjetër në vend që të bësh fëmijë. Kujdesu për veten dhe unë pres sërish mesazhet e tua nesër. 


/Ora News.tv/