“Jetë paralele” është libri i cili sjell për lexuesit 106 dokumenta të kohës së komunizmit që sollën hetimin, dënimin dhe më pas burgosjen e Maks Velos.

Artisti i njohur nuk i përmban emocionet ndërsa kujton se ata që e denoncuan ishin miqtë dhe shokët e tij të afërt.

Maks Velo: Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve ka qenë një tmerr dhe kur e thoja këtë gjë mua të gjithë më dilnin kundër. Dhe tani kur lexon librin e kupton se kjo është e vërtetë. Unë mendoja se kisha shokë, kisha artistë, ata ishin përbindësha. Unë vajta të ngushëlloj Safon (Safo Marko) se i kishin arrestuar djalin, ajo raporton tek Sigurimi.

Në libër janë botuar dhe disa nga 249 pikturat e Maks Velos të konfiskuara dhe më pas të djegura në kaldajën e Gjykatës së Tiranës në atë kohë.


/Ora News.tv/