"Ushqeheni me gjizë", Kastro Zizo ka një imazh për komentuesit në Youtube

"Ushqeheni me gjizë", Kastro Zizo ka një imazh për

Kastro Zizo, moderatori i emisionit "Late Night Show" që transmetohet çdo të premte, ora 23:00 në ekranin e Ora News ka dhënë një mesazh për të gjithë komentuesit apo inatçinjtë në rrjete sociale.

Madje ai i ka dedikuar një fotografi që ta mbajnë kujtim, të shoqëruar me mesazhin: Fuck You!

Kastro Zizo: Rastësisht po shihja dje në Youtube, në kanalin zyrtar të Ora News, emisionin e Rudinës dhe Rozës, pra në këtë vorbullën e showbiz-it, e këtij kazanit tjetër, por që nuk është ai i madhi me pilaf.

Shihja pafund njerëz që lepurin e bëjnë luan që komentonin pafund duke na sharë. Imagjino çfarë dështakësh që gjejnë kohën që futen në internet e të shajnë me libër shtëpie. Mqs jemi tek fotot sa 1 mijë fjalë, janë po këta njerëz, që jo vetëm ushqehen me gjizë e hudhra dhe ndonjëherë kur kanë mundësi të shtojnë ndonjë vezë tek ajo gjiza, janë ato njerëzit që celularët i kanë të ardhur dhe të zhbllokuar nga Anglia apo Amerika, nga ndonjë kushëri i 8 apo i 9, i bëjnë miq aty në Facebook për tu sjellë ndonjë celular dhe dalin aty tek dritarja për të kapur ndonjë Wireless nga lokali aty poshtë.

Nëse do vazhdoni të shani nëpër linqet tona dhe të Orës, unë po ju jap një foto sa për një mijë fjalë: Fuck You.

EMISIONET