Urimi i Bamir Topit: Uroj që në 2020 të flitet për vende të reja pune

Urimi i Bamir Topit: Uroj që në 2020 të flitet për vende

Për ish-presidentin Bamir Topi, viti 2019 mund të konsiderohet si viti i errët i mungesës së institucioneve në Shqipëri.

I ftuar në Ora News, Topi përtej ndryshimeve në politikë thotë se edhe shoqëria shqiptare ka nevojë për më shumë solidaritet.

Bamir Topi: Ajo që ka më shumë nevojë Shqipëria është që njerëzit duhet të jenë më solidarë. Kjo mënyrë e të ushtruarit të politikës ka mbjellë më shumë egoizëm. Duhet më shumë altruizëm.Njerëzit duhet të kuptojnë që nuk mund të ketë vlerë asgjë që ti e gëzon për vete. Nuk bëhet fjalë për t'iu rikthyer disa vlerave të një sistemi që e kemi harruar me kohë. Por të jesh në kapitalizëm nuk do të thotë të mos ndjesh nevojë të jesh solidar me tjetrin.

 Mbrëmja e sotme e di që kalohet me panorama nga më të ndryshmet. Besoj që do të vijë një ditë, ndoshta do të jetë dhe larg, që njerëzit do të ndërgjegjësohen që po lënë një vend që nuk duhet ta kishin lënë. Kjo duhet ti bëjë njerëzit të mëndojnë  sidomos ata që kanë marrë votën se vitet ikin dhe gjërat do të analizohen në kuptimin politik, ligjor, njerëzor dhe mbi të gjitha historia do të vijë një ditë që do të shkruajë se shqiptarët në një moment tjetër gjë prisnin dhe tjetër gjë u vjen.

Edhe pse nuk është shumë optimist për atë që na pret një urim e ka për 2020.

Bamir Topi: Uroj që në Shqipëri të flitet për punë dhe vende pune. Duke bërë retorikë politike ka shumë vend për fjalë dhe pak për punë.

EMISIONET