United në luftë me kohën, Boateng gati të vishet "djallë"

United në luftë me kohën, Boateng gati të vishet

Manchester United ka në dispozicion dhe 26 orë për të sjellë në skuadër një mbrojtës qendre. Orë të mjaftueshme këto për "djajtë" që sipas mediave angleze janë shumë pranë transferimit të mbrojtësit gjerman të Bayern Munich, Jerome Boateng.

Sipas "DailyMail" Jose Mourinho po e kërkon me ngut lojtarin, me Boateng që është i gatshëm për të pranuar ofertën e 13 herë fituesit të Premier League.

Boateng ka bërë 156 paraqitje për Bayern Munchen që prej vitit 2011 ku u transferua nga Manchester City.

Si alternativë të Boateng, United po studion pistat e Harry Maguire dhe Toby Alderweireld, por sipas të gjitha gjasave janë të vështirë për tu arritur, pasi dy skuadrat që zotërojnë kartonat e tyre, Leicester City dhe Tottenham Hotspur nuk pranojnë të forcojnë një rival direkt si United.

EMISIONET