Unikkatil dhe Mozzik vijnë në bashkëpunim?

Reperi legjendar, Unikkatil ka pozuar në krah të Mozzik, një prej artistëve më të preferuar të publikut shqiptar.

Ylli i hitit “Ti Amo” e ka postuar fotografinë në rrjetin social Instagram, duke shkruajtur: “E veç n’ondrra tona mun me pa naj ditë t’qetë! Legjenda Unikatil.”

Ndjekësit nuk e kanë anashkaluar këtë postim duke thënë se presin një bashkëpunim mes tyre pasi do kthehej shumë shpejt në hit.

Largimi i Mozzik nga labeli On Records është komentuar gjatë, sidomos kur klipi i tij i fundit “Madam” u fshi nga ish-menaxherët. Ndërsa Unikkatil është rikthyer fuqishëm në muzikë duke marrë pjesë në koncerte të ndryshme në botë.

Nuk do ishte e habitshme që shumë shpejt ata të sjellin një duet që do ndikonte shumë në karrierën e Mozzik.

EMISIONET