Më 2 Tetor u shfaq premiera e filmit dokumentar dedikuar jetës dhe veprës së Leonardo Da Vinçit

“Unë, Leonardo”, titullohet filmi më i fundit mbi Leonardo da Vinçin që sheh në rolin e protagonistit aktorin e mirënjohur italian, Luca Argentero. Filmi pati premierën e tij më 2 tetor në te gjitha kinematë italiane.

Pjesë e kastit të “Unë, Leonardo” është gjithashtu edhe Francesco Pannofino në rolin e narratorit; Angela Fontana në rolin e Cecilia Gallerani (apo Zonjës se famshme me ermelinin) dhe Massimo De Lorenzo, i cili portretizon Ludovico il Moro-n, Dukën e Milanos dhe një ndër pajtuesit më të rëndësishëm të veprave te Leonardos. Filmi është bazuar në këshillat shkencore të një prej biografeve më të rëndësishëm të artistit, Pietro Marani-t.

Regjia i është besuar Jesus Garces Lambert, regjisor i filmit pararendës “Caravaggio - shpirti dhe gjaku”, dokumentari më i shikuar mbi artin në Itali gjatë 2018-tës dhe fitues i Golden Globe.

Filmi rreket të jetë një histori magjepsëse për të zbuluar njeriun, artistin, shkencëtarin dhe shpikësin, që do të shoqërojë shikuesin drejt një përvoje të re dhe tërheqëse brenda mendjes së gjeniut Da Vinçi, ndërtuar falë një estetikë e re, shumë larg stereotipave .

“Unë, Leonardo” kryeson Festimet e 500 vjetorit të vdekjes së gjeniut, si ngjarja më e rëndësishme artistike e vitit në Itali.

/Ora News.tv/