'Unë jam Ozil', mijëra tifozë protestojnë në Gjermani në mbështetje të mesfushorit

Futbolli bashkon popuj dhe i tillë është shfaqur dhe të dielën që sapo lamë pas.

Qindra tifozë të futbollit u mblodhën në Berlin në mbështetje të Mesut Ozil, i cili kohët e fundit u tërhoq nga ekipi kombëtar gjerman pasi pretendoi se ai ishte subjekt i "racizmit dhe mosrespektimit" mbi rrënjët e tij turke.

Tifozët u mblodhën jashtë zyrave të shtëpisë botuese Axel Springer në Berlin, të veshur me fanella ku shkruhej 'Ozil' në anën e pasme, ku prezent ishin dhe flamujt turk dhe gjerman.

Ndërkohë disa të tjerë kishin veshur disa fanella ku shkruhej "Ich bin Ozil" (Unë jam Ozil).

Kjo protestë vjen vetëm pak ditë pas vendimit të mesfushorit29 vjeçar, i cili vendosi për tu tërhequr nga futbolli ndërkombëtar pas pretendimit se ai i ishte nënshtruar racizmit pas një takimi të diskutueshëm me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në maj.

EMISIONET