Pasi paralajmëroi se do të jetë edhe sot i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi pjesëmarrjen e qytetarëve duke i paralajmëruar të mos e presin të keqen tek dera e tyre.

Basha: Mos prisni t’ju vijë tek dera e shtëpisë! Sepse atëherë do të jetë shumë vonë.

Një thirrje të hapur u bëri edhe oraniozatave ndërkombëtare, të cilat sipas Bashës, nëse nuk reagojnë tani, kanë humbur legjitimitetin e tyre.

Basha: Bashkëpunimin me krimin dhe vjedhjen njerëzit nuk do t’ua falin. Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe të gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqeverisjes dhe të shtetit ligjor. Ku jeni? Për çfarë pune paguheni? Për çfarë jeni këtu? Për të bërë pasarela?! Për të ngrënë e për të pirë në restorante të shtrenjta? Për të na treguar sa e mirë vera shqiptare. Heshtja ju bën bashkëfajtor. Heshtja ju bën të pabesueshëm para shqiptarëve.

Basha u shpreh se projekti është i paligjshëm pasi është ka shkelur ligjin e prokurimeve dhe është bërë pa asnjë garë, në mënyrë që Edi Rama të mund të vjedhë.

Basha: E gjithë skema e prokuroprimit, e tenderimit është korruptive. Nuk ka patur garë. I gjithë procesi i prokurimit ka ndodhur pa u miratuar leja e ndërtimit. Por një mesazh kam për të gjithë ata që me heshtjen e tyre apo avokatin që i bëjnë vjedhjes së Unazës së Madhe bashkëpunojnë me krimin dhe vjedhjen. Bashkëpunimin me krimin dhe vjedhjen,njerëzit nuk do t'ua falin.

Për këtë paligjshmëri, Basha premtoi se kreu i ARRSH, Afrim Qendro do të mbajë përgjegjësi penale, por edhe të tjerë që janë përfshirë në këtë projekt.



/Ora News.tv/