Ulsi Manja: Lulzim Basha të japë shpjegime për paratë që erdhën nga Rusia

Ulsi Manja: Lulzim Basha të japë shpjegime për paratë

Partia Socialiste vijon sulmin ndaj Partisë Demokratike lidhur me kontratat me kompanitë e lobimit.

"Në emër të çdo shqiptari kërkojmë të dimë të vërtetën nga Lulzim Basha"- thotë deputeti socialist Ulsi Manja në një prononcim për median nga selia e PS-së. Më pas shtron dhe pyetje: "Çfarë i premtoi Basha rusëve në këmbim të parave të tyre?

Manja thotë se Basha duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore nëse ka tradhti kombëtare

Ulsi Manja: "Lulzim mos u fshih po duku, se sot të takon të përgjigjesh para opinionit publik, neser par ligjit: A kishte pagesa te tjera? Kush janë ata që kontakt me Lulzim Bashën dhe flasin në emër të rusëve? Gjatë negociatave Basha ishte  vetë apo dikush tjetër nëgocioi në emër të tij? A  ka të tjerë brenda Partisë Demokratike që janë  në dijeni të kësaj? Përveç rusëve, sa para të tjera me prejardhje ruse janë përdorur gjatë fushatës? A ka ndonjë xhep në Filadelfia të SHBA ku Luli fuste dorën? Çfarë u premtoi basha rusëve në këmbim?

Deputeti Manja ftoi Prokurorinë Shqiptare të bëjë një hetim të hollësishëm lidhur me ngjarjen

Ulsi Manja: "Organet e drejtësisë duhet  të veprojnë urgjentisht e të vihen në lëvizje kryesisht e  në mënyrë të menjëherëshme nëse ende nuk e kanë bërë këtë akoma . Ka akoma për t'u zbuluar. Por me siguri që kjo nuk është e gjitha. Një  hetim gjithpërfshirës në bashkëpunim me FBI dhe autoritetet britanike është emergjente".

 

EMISIONET