Rita e Juli Ndoci, dy prej artisteve ikonë jo vetëm të Shkodrës u rikthyen për herë parë pas gati tre dekadash në një skenë festivali.  Motrat Ndoci ishin pjesëmarrëse në edicionin e katërt të festivalit të këngës qytetare “Luleborë”

“Si atëherë të them të dua”, kënga e profesor Zef Çobës, me tekst të Xhahid Bushatit dhe e kënduar nga Laorjan Ejlli rrëmbeu çmimin e parë të festivalit “Luleborë”, që mbylli suksesshëm edicionin e tij të katërt.

16 interpretime u ngjiten për dy netë me radhë në skenën e teatrit “Migjeni”, në festivalin e këngës qytetare, duke bashkuar emra të njohur të këngës, kompozitor dhe tekstshkrues.

Laorjan Ejlli: Ishte një këngë cilësore, jashtë atyre turbullirave të krijimtarisë sonë të përditshme.

Emocionues ishte edhe rikthimi në skenë sëbashku pas afro 3 dekadash i motrave Ndoci, që jetojnë në Gjermani. Kënga e tyre “Mall për rrënjët” mori çmimin e tretë në këtë festival.

Rita Ndoci: Ne e duam të bukurën, e duam artin e këngës së kompozuar qytetare.  
Juli Ndoci: Kemi vit jubileu domethënë. 100 vjet, 70 vjet, 50 vjet. Dhe më duket sikur jemi këtu në momentin e duhur, në kohën e caktuar.

Drejtoresha e teatrit, Rita Gjeka dhe kryetari i jurise Markelian Kapedani, që prej 3 edicionesh rikthehet nga Italia për të qënë pjesë e festivalit, e cilësojnë këtë organizim, si qershia mbi tortë në kolanën e bukur të aktiviteteve që Shkodra organizon.

Rita Gjeka: Ne "Luleborën" e kemi në të gjitha ngjyrat. Kemi nevojë që edhe këngët t'i kemi t'ana ngjyrat.

Markelian Kapedani: Risi, sjellë freski në arangjime, në krijime. 

Në qytetin e këngës e të humorit ky festival i parapriu festimeve që pas pak ditësh do të shënojnë 70 vjetorin e teatrit profesionist të Shkodrës.

/Ora News.tv/