Uefa Champions League/ Ju njohim me gjysmë finalistët, sa herë janë ndeshur me njëra tjetrën
Barcelona, Ajax, Totenham dhe Liverpool janë katër skuadrat e fundit në garë për trofeun e Uefa Champions League. Për ata që nuk e dinë, këto skuadra janë përballur me njëra tjetrën edhe në të kaluarën në këtë kompeticion.
Le të shohim bashkë statistikat:
Totenham-Ajax
Ndeshja e fundit ndërmjet këtyre skuadrave në Champions, ishte në sezonin 1981-1982. Anglezët triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 6-1. Lojtari që spikati ishte Marc Falcao, i cili shënoi 3 gola përgjatë dy ndeshjeve. “Mjelmat” arritën të shkonin në gjysmëfinale duke humbur ndaj Barcelonës.
Ajax 1-3 Tottenham
Tottenham 3-0 Ajax
(6-1, 1981/82 Kupa Europianë, raundi i parë)
Barcelona-Liverpool
Kjo shihet si finale e parakohshme, por nuk është hera e parë që këta “gjigandë” ndeshen me njëri tjetrin. Këtë sezon Liverpool i ka fituar të gjitha ndeshjet brenda dhe jashtë, në fazën me eleminim direkt.
Barcelona 1-2 Liverpool
Liverpool 0-1 Barcelona
(2-2, Liverpool kualifikohet me gola në fushë kundërshtare, 2006/07 UEFA Champions League raundi i të 16)
Liverpool 1-3 Barcelona
Barcelona 0-0 Liverpool
(2001/02 UEFA Champions League, ndeshja e 2 e fazës së grupeve)
Barcelona 0-0 Liverpool
Liverpool 1-0 Barcelona
(2000/01 Kupa Uefa,faza gjysmëfinale)
Barcelona 0-1 Liverpool
Liverpool 1-1 Barcelona
(1-2, 1975/76 Kupa Uefa, faza gjysmëfinale)
Ndeshjet e para do të luhen në datat 30 prill dhe 1 maj, ndërsa të kthimit në datën 7 dhe 8 maj.
Kush do të triumfojë? Vetëm koha do ta tregojë. Një gjë është e sigurt, spektakli është i garantuar.