Udhëheqësit e Evropës nisin 'luftën' për pozicionet drejtuese në BE

Udhëheqësit e BE po shkojnë drejt Brukselit për të vlerësuar peizazhin politik pas zgjedhjeve dhe për të  marrë në konsideratë kandidatët rivale për pozicionet më të larta të punës në BE.

Ndryshimet në postet drejtuese, përfshirë zëvendësimin e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka gjasa të zgjasin disa muaj.

Mbretëria e Bashkuar është e përfshirë në diskutime. Për herë të parë blloqet e mëdha të qendrës nuk kanë shumicën. Zgjedhjet e Parlamentit Europian nxorën fitues nacionalistët, të gjelbrit dhe liberalët.

Kjo e lë BE-në më të fragmentuar, kështu që gjetja e konsensusit mund të jetë më e vështirë sesa në të kaluarën.

Kryeministrja e Britanisë Theresa May do të marrë pjesë, por burime nga Brukseli thonë se do të ketë pak ose aspak diskutime mbi Brexit.

Zyrtarët e tjerë të lartë të BE që do të zëvendësohen më vonë këtë vit janë: Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk (polak); Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi (italian) dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini (italiane).

Pas negociatave të gjata, zyrtarët e rinj të lartë do të marrin postet e tyre më 1 nëntor, me përjashtim të shefit të ri të Këshillit të Evropës, i cili fillon më 1 dhjetor.

EMISIONET