“U zhvesha sepse ishin të gjithë topless”, balerina shqiptare tregon çmendurinë e saj në Spanjë

“U zhvesha sepse ishin të gjithë topless”, balerina

Ka kalur më tepër se një vit që nga publikimi i fotove topless, të balerinës së mirënjohur Isida Mollaymeri, dhe sërish vazhdojnë të komentohen. Komentin e fundit për këtë temë e dha vetë balerina në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ku u shpreh se fotot nuk i postoi për famë apo për të tërhequr vëmendje.

Ester Bylyku: Përpara disa kohësh, ti ke postuar foto topless. I postove thjesht për qejf apo doje të tërhiqje vëmendje?

Isida Mollaymeri: Ndoshta tërhoqi vëmendje sepse unë s’kam nxjerrë asnjëherë foto të tilla. Përpara 2 vitesh isha në Spanjë me mikeshën time Agnesa Vuthaj dhe në momentin qe shkuam atje ishin të gjithë (topless), nuk është se ishim vetëm ne. Në ate moment u ndjeva shumë e lirë, dhe për here të parë nuk më interesonte kush ishte rrotull. U bëra njish me të tjerët dhe thash: Pse jo, të mos publikoj një foto ta kem kujtim. 

EMISIONET