Dje Ajselin, vajzën e vogël 5 vjeçe, e kërkonin fëmijët  tjerë të kopshtit. Vajzat pyesni: Ku është Ajsel? Pse nuk ka ardhur sot?  Në fakt Ajsel po vinte por jo më në këmbët e veta, e nuk po e sillnin më tek kopshti, por përbri kopshtit. Tek teatri aty ku është menduar që Ajsel dhe të gjithë fëmijët e famullisë do të argëtoheshin për një kohë të gjatë. Aty që do të kthehej prej ditës së djeshme në një sallë morti. 

Ndërsa Rajan, i vogli 9 muajsh, para se të mësonte të thërriste babë, sot po i takon me thirrë Atin Qiellor.

Familjarë dhe banorë të Velipojës i dhanë mes dhimbjes e lotëve,  lamtumirën e fundit 3 viktimave të aksidentit tragjik të së dielës,  babai dhe dy femijëve të mitur të familjes Preka. Ceremonia mortore u  parapri nga mesha e shenjtë e kremtuar në fshatin  e tyre, nga arqipeshkëvi Shkoder - Pult imzot Angelo Massafra.

Një rrefim prekes pati famullitari i Velipojes dom Marjan Gega, i  cili kishte njohur nga afër këtë familje. Ai gjithashtu bëri thirrje që  organet kompetente të zbardhin këtë aksident të rendë.

"Jo me shu kuriozitetin por kena nevojë me ditë ç'ka ka ndodh. Organet kompetente do u them: Shihni çfarë ka ndodhur?"

Të tronditur nga kjo tragjedi janë edhe banorët e kesaj zone.

Të pranishem në varrim ishin edhe deputetet e djathtë të qarkut.  Aktualisht po lufton për jeten në spital vajza 10 vjeçare e familjes,  ndërsa nena dhe dy të aksidentuarit e tjere kanë lënë pas rrezikun.

 Edmond Preka dhe dy fëmijët  humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugor te pasdites se 18 shkurtit 2018.

Përplasja fatale e dy automjeteve kokë me kokë me njëra – tjetrën la të vdekur 40 vjeçarin Edmond Preka, djalin 9 muajsh dhe vajzën 5 vjeçare, ndërsa u plagosën rëndë 36 vjeçarja Etleva Preka dhe vajza 10 vjeçe, N.P.

Familja Preka po udhëtonin në mjetin tip "Alfa Romeo" me targë AA 474 NJ kur rreth ores 18:00 janë përplasur me fuoristraden me targa AA292L. Në këtë automjet udhëtonin Sokol Muja drejtues mjeti dhe Ndreke Gjergji, të cilët po ashtu mbetën të plagosur por tashmë gjendja shëndetësore e tyre është përmirësuar.

Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara dhe errësira në rrugë.  Goditja ka qënë fatale, pasi dëmtimi i mjeteve është i lartë, veçanërisht i "Alfa Romeos" ku udhetonte familja Preka.

 

/Ora News.tv/