U shty nga tërmeti, FSHF cakton se kur do luhet java e 14-të e Superligës

U shty nga tërmeti, FSHF cakton se kur do luhet java e 14-të e

Java e 14 e Kategorisë Superiore ishte programuar për tu luajtur këtë fundjavë, por gjendja alarmante në vend pas goditjeve të tërmetit detyroi FSHF që ta shtynte.

Pas 4 ditëve, gjendja është qetësuar dhe FSHF ka dalë në njoftim zyrtar, ku konfirmon se kjo javë do të luhet më datat 7 dhe 8 dhjetor.

"Sektori i Garave, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, njofton rifillimin e Kategorisë Superiore. Pas pezullimit, për shkak të tërmetit që goditi vendin tonë, ndeshjet e javës së 14-të, të planifikuara për tu zhvilluar në datën 29-30 nëntor, do të zhvillohen fundjavën e ardhshme, në datat 7-8 dhjetor sipas kalendarit të mëposhtëm:
Për kalendarin e javëve në vazhdim, FSHF do t’ju njoftojë sërish brenda datës 4 dhjetor,"
thuhet në vendimin e FSHF-së.

Të shtunën e 7 dhjetorit do të luhen takimet, Luftëtari-Vllaznia dhe Bylis-Partizani në 13:30, si dhe Tirana-Kukësi në 16:30.

Takimet e ditës së dielë janë ato mes Laçit dhe Flamurtarit në orën 13:30 dhe Teuta-Skënderbeu në 16:30.

EMISIONET