U paragjykua për martesën, Nicki Minaj zbulon se ka përjetuar histori dashurie abuzive

U paragjykua për martesën, Nicki Minaj zbulon se ka përjetuar

Reperja Nicki Minaj, e cila është martuar me Kenneth Petty ka zbuluar se ka përjetuar një histori dashurie abuzive.

Të dielën, ajo bëri një postim në Twitter ku zbuloi se kishte frikë të fliste për këtë.

"Unë vërtetë mendoja dashuria duhet të të lëndonte. Kujtoj se kisha frikë të flisja sepse nuk e dija kur ai person ishte në humor të mirë dhe nëse thoja një gjë të gabuar, ai do më godiste. Kështu që ajo që shihni tek unë tani është ndjenja kur një grua ndihet e sigurtë, e vlerësuar dhe e rrethuar me dashuri", shkruajti Nicki.

Reperja u paragjykua kur nisi lidhjen me Kenneth, pasi ai u dënua me 4 vite burg në vitin 1995 për sulme seksuale.

Ndërsa në mes të viteve 2000, ai u dënua me 7 vite burg për vrasje.

EMISIONET