U ndal nga Flamurtari, Lerda: Partizani nuk bëri hap fals

U ndal nga Flamurtari, Lerda: Partizani nuk bëri hap fals

Partizani u ndal në barazim 1-1 nga Flamurtari, duke mos arritur të përfitojë nga hapat fals të kundërshtarëve.

Barazim që nuk është konsideruar si hap fals nga ana e trajnerit, Franco Lerda. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, italiani u shpreh:

"E kam si peng, pasi patëm avantazhin, pastaj me 4-5 raste nuk arritëm të realizonim. Duhet të luanim me më shumë cinizëm, ky është futbolli.

Klasifikimi? "Nuk është momenti të shoh klasifikimin, është çështja më pak e rëndësishme. Janë pikët e humbura, ato që më vjen keq dhe jo renditja".

Pretendimi një penallti të padhënë? "Nuk kam çfarë komentoj më shumë. Atë prekje me dorë e patë të gjithë".

Barazimi, hap pas? Nuk ka hapa pas, nuk ishte një hap pas në këtë ndeshje. Flamurtari ka vërtet këtë klasifikim, por edhe me Kukësin bëri shumë mirë. Atë ndeshje nuk mori pikë, ndërsa sot mori diçka më shumë. Do të doja normalisht 3 pikë. Patëm mundësi dhe shanse, ndërsa Flamurtari shënoi me pak raste. Duhet të shënojmë edhe golin e dytë e të tretë. Më vjen keq, pasi sot patëm mundësi. Ka ndeshje të tjera që shënon 2 gola me 2 goditje, por sot i patëm rastet.

Sulmuesit e Partizanit? Ekuban ka një dëmtim në kavilje. Solomon pati probleme muskulare. Edhe Brown ka munguar, prandaj e kam futur pak minuta. Duhet të punojmë më shumë që të jemi më të saktë para portës, por duhet ndonjëherë edhe fat. Na mbetet të punojmë më shumë për të shkuar te goli.

Mbrojtja? Mendojmë se jemi mbrojtja e 2-të më e mirë. Mund të ndodhë që kur kërkon fitoren, të humbasësh edhe ekuilibrat prapa," përfundoi Lerda.

EMISIONET