U larguan nga banesa 2 ditë më parë, njëra nga adoleshentet sqaron arsyen

U larguan nga banesa 2 ditë më parë, njëra nga adoleshentet

Dy vajza adoleshente nga Paskuqani u larguan pa gjurmë nga banesat e tyre dy ditë më parë, por tashmë ato janë gjetur nga policia dhe u janë dorëzuar familjarëve. 

Pas ndalimit, njëri prej vajzave ka gjetur si alibi për largimin nga banesa “dhunën psikologjike” nga vëllai i saj.

“Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetaseve të mitura A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, banuese në Paskuqan, më datë 21.11.2017, u gjetën dhe dorëzuan familjarëve, të cilat deklarojnë se vëllai i shtetases E.P, shtetasi M.P, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë

EMISIONET