U kap në Itali me kokainë, Policia: 29-vjeçarja është larguar nga policia e shtetit në 2017

U kap në Itali me kokainë, Policia: 29-vjeçarja është

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje për kapjen e një punonjëse të policisë shqiptare me drogë në Itali.

Në një reagim, Policia sqaron se 29-vjeçarja F. Z., nuk është pjesë e policisë së shtetit që prej vitit 2017.

"Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.  Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga  Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit thotë se ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin e 29-vjeçares.

Policia thotë se është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale.

EMISIONET