Policia italiane ka vënë në pranga një nga shqiptarët më të kërkuar në shtetin fqinj.

Myslim Hoxha, 30 vjeç arrestuar në Santa Maria Capua Vetere ishte shpallur në kërkim pas një grabitjeje të dhunshme dhe të përgjakshme ndodhur në Velletri, në qershor të vitit të kaluar.

Gjatë asaj grabitjeje, Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, rrahën me dhunë një prej banorëve të vilës, duke e lënë të vdiste për të garantuar arratisjen.

Në lidhje me 30-vjeçarin, gjykatësi me kërkesë të prokurorisë publike kishte lëshuar një urdhër paraburgimi.

Agjentët e komisariatit të Santa Maria Capua Vetere morën informacione se i arratisuri ishte në zonën Caserta dhe kështu e arrestuan në një rrugë në qendër të kësaj zone.

/Ora News.tv/