Boksieri amerikan Patrick Day  ka rënë në gjendje kome pasi pësoi një dëmtim serioz në kokë mbrëmjen e së shtunës pas një knockout nga i pamposhturi Charles Conwell.

27-vjeçari ra në ring pa ndjenja pas goditjes dhe u dërgua në spital me ambulancë.

Sipas mediave, Day bëri operacion urgjent në tru dhe ra në gjendje kome.

Nuk dihet ende asnjë detaj mbi gjendjen e Patrick.

Boksieri i peshave të mesme mori goditjen brutale në raundin e 10-të ndeshjes kundër Charles Conwell në Çikago.





/Ora News.tv/