U filmua në makinën me 400 kg kanabis në Fushë-Krujë, në kërkim polici

U filmua në makinën me 400 kg kanabis në Fushë-Krujë,

Një efektiv policie i komisariatit nr 2 në Tiranë u shpall në kërkim, pasi u filmua në njërën nga makinat që sollën 421 kg hashash në Fushë-Krujë. Ndërkohë në pranga ka rënë një 40-vjeçar që ndodhej në automjetin tjetër që shoqëronte lëndën narkotike. Specialistët e antidrogës po hetojnë linjën e trafikut të drogës e cila pasi grumbullohej në jë hotel trafikohej drejt italisë me mjete të ndryshme.

Policia e Durrësit shpalli në kërkim një efektiv të komisariatit nr 2 në Tiranë, pasi u filmua nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Fushë-Krujë, kur solli me makinë një sasi të madhe droge prej 421 kilogramë kanabis.

Ndërkohë një 40-vjeçar që ndodhej tek automjeti tjetër, u arrestua nga policia. Inspektori me inicialet S.O, pas shpalljes në kërkim është pezulluar nga detyra, ndërsa i arrestuari tjetër, me inicialet B.H, nga Gjirokastra, po merret në pyetje nga policia e Durrësit. 


Siç njoftohet zyrtarisht të enjten, në fshatin Thumanë të Fushë-Krujës, janë konstatuar 2 automjete të parkuara pranë hotelit, ku një prej tyre ishte furgon. Inspektori i komisariatit nr 2 është filmuar, teksa ndodhej në njërin prej automjeteve dhe sapo ka pikasur grupin operacional, ka braktisur automjetin dhe është larguar. Policia sekuestroi 421 kg kanabis, që grumbullohej në hotel dhe më pas transportohej drejt Italisë. 


Burime nga policia e shtetit kanë thënë se efektivi me inicialet S.O po hetohet për aktivitetin e tij në vitet e fundit pasi dyshohet se ka dekonspiruar aksionet antidrogë.  

EMISIONET