Pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit është hapur shërbimi i Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky pavion u rikonstruktua pas dëmtimeve të pësuara nga tërmeti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër ambientet e reja të rikonstruktuara.

“Përfundoi në kohë rekord gjithë pjesa e rehabilitimit. Sigurisht që më e mira do të vijë vitin tjetër, me ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, megjithatë me ç’ishte dhe me atë që na shkaktoi tërmeti u rehabilitua në kohë shumë të shpejtë,” tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se puna nuk do të ndalet dhe të gjitha struktura shëndetësore do të rindërtohen pa ndërprerë në asnjë moment shërbimin shëndetësor për qytetarët.

/Ora News.tv/