U ble për 65 mln euro, futbollisti i Man. City kërkon largimin

U ble për 65 mln euro, futbollisti i Man. City kërkon largimin

Me Juventusin ishte një nga protagonistët kryesor duke qenë edhe mes më të mirëve në rolin e tij. 

U transferua me shumë bujë në Angli për 65 milionë euro, por aventura e Joao Cancelos te Manchester City mund të përfundojë shumë shpejt. Ish-mbrojtësi i Interit ka gjetur pak hapësira në formacionin e Pep Guardiolës te Citiziens dhe gjasat janë që Cancelo t’i japë lamtumirën Premier Leagues që në merkaton e janarit.

Për Cancelon interesohet fuqishëm Valencia që është gati ta rikthejë në Mestalla, ndërkohë që për lojtarin portugez po lëviz edhe Bayern Munich. Gjithsesi Pep Guardiola nuk dëshiron ta lërë të largohet luzitanin dhe në një intervistë ka deklaruar se dëshiron që anësori i djathtë të qëndrojë në "Etihad Stadium".

EMISIONET