U bë pjesë e "klanit Loredana", reagon reperi shqiptar për vjedhjen e 12 mijë frangave

Pjesë e skandalit të mashtrimit nuk ishte vetëm Loredana, por edhe vëllezërit e kunati Getinjo.

Para disa javësh, gazeta zvicerane 20minuten solli disa informacione të reja në lidhje me këtë çështje.

Aty u zbulua se vëllai i Mozzik, Getinjo i cili është një artist i famshëm në Kosovë mori rreth 12 mijë franga nga gruaja Petra Z me datën 13 dhjetor 2017. Përveç momentit kur tregoi mbështetje për familjen e vëllait, Getinjo nuk ka bërë asnjë reagim tjetër për këtë çështje.

Dje, ai postoi fotografinë e dy makinave luksoze në rrjete sociale, të shoqëruar me shkrimin: "Marshallah. Krejt n'djersë".

Kështu, ai la të nënkuptohet se e ka arritur çdo gjë me punë. Ndër të tjera, Geti po punon për një projekt të ri muzikor që pritet të dalë në treg shumë shpejt.

EMISIONET