U bë baba për herë të parë në moshën 82-vjeçare, burri pëson goditje në tru

U bë baba për herë të parë në moshën

Para disa ditësh, një grua indiane 73 vjeçe solli në jetë vajza binjake. Një ditë pas lindjes, bashkëshkorti i Mangayamma Yaramati pësoi një goditje në tru.

Për momentin, ai po merr trajtim në spital. Kur erdhën në jetë vajzat, 82-vjeçari Sitarama Rajarao tha: “Është një dhuratë nga Zoti që unë jam baba i dy vajzave. Zoti iu përgjigj lutjeve tona. Ky është momenti më i bukur i jetës time.”

I pyetur se kush do të kujdeset për fëmijët nëse i ndodh diçka prindërve, Rajao tha: “Çfarë duhet të ndodhë, do të ndodhë. Është e gjitha në duart e Zotit”.

Pensionistja kaloi në menopauzë para 30 vitesh, por u frymëzua të provonte sërish për fëmijë nga fqinja e saj. Binjaket lindën me operacion cezarian.

EMISIONET