Tusk takim me Ramën: Ju keni vetëm miq ne Bruksel

Tusk takim me Ramën: Ju keni vetëm miq ne Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ky i fundit ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare duke theksuar se Shqipëria ka vetëm miq në Bruksel.

Tusk: Ju faleminderit shumë për vizitën tuaj dhe pikësëpari, ju faleminderit për mirëkuptimin, i dashur Kryeministër, i dashur Edi. Jam vërtet i lumtur t’ju shoh këtu, pasi siç e dini jemi në të njëjtën anë. Për mua është vërtet e rëndësishme që të jem sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë. Kjo nënkupton gjithashtu se bashkëpunimi ynë, bisedimet tona sot dhe në të ardhmen ishin mbi bashkëpunimin e ardhshëm dhe të ardhmen evropiane. Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel. Të jeni i bindur që këtu në Këshillin Evropian mund të jeni të sigurt për mbështetjen dhe përpjekjet tona.

Dua të rikonfirmoj se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave.

Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje evropiane dhe të kësaj ëndrre evropiane.

Ju faleminderit.

Rama: Ishte kënaqësi që u takuam me Presidentin e Këshillit Evropian dhe e falënderuam për mundësinë që na dha mundësinë e këtij takimi megjithëse i gjendur në një ditë intensive takimesh me kryeministren britanike. Dua t’i shpreh mirënjohjen që është një nga mbështetësit më të mëdhenj për përafrimin e mëtejshëm të Ballkanit dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.  

Në një postim në Twitter, Tuks shpreh domosdoshmërinë për të vijuar reformat si dhe sundimin e ligjit për të përparuar në rrugën e integrimit.

EMISIONET