Tusk kritikon Trump: Respekto aleatët e tu, nuk keni shumë

Tusk kritikon Trump: Respekto aleatët e tu, nuk keni shumë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk i ka bërë thirrje Donald Trump që të kujtojë se kush janë aleatët e tij, ndërsa presidenti amerikan përgatitet të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin.

Tusk foli ndërsa nënshkroi një deklaratë të përbashkët BE-NATO me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg.

Ai iu drejtua në një mesazh Trump duke thënë: "Gjithmonë është me vlerë të dish se kush është partneri juaj strategjik dhe kush është problemi juaj strategjik."

Me Trump që ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme aleatët e tij në Nato, se kanë dështuar për të shpenzuar mjaftueshëm për buxhetet e tyre të mbrojtjes, Tusk kujton se evropianët shpenzojnë më shumë se Rusia dhe po aq sa Kina.

Tusk u bëri thirrje evropianëve të rrisin shpenzimet siç kanë premtuar, ndërsa shtoi: "E dashur Amerikë, vlerësoji aleatët tuaj sepse nuk keni shumë."

Trump do takohet me Putin më 16 korrik.

EMISIONET