Turshi e reçel “me ligjin”, punishtja zyrtarisht e bllokuar vijonte prodhimin në Shkodër

Turshi e reçel “me ligjin”, punishtja zyrtarisht e bllokuar

Këmbat për sigurinë e produkteve ushqimore kanë rënë sërish në Shkodër.  Një punishte që zyrtarisht ishte e bllokuar rreth një vit më parë, është zbuluar se vijonte të prodhonte të produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin. Pronari 61 vjecar u shpall në kërkim.

Zyrtarisht ishte e mbyllur më datë 28 mars2018 për prodhim të produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Në atë kohë pronari, Gëzim Bala dhe dy punonjës u vunë në pranga, ndërsa teknologu u shpall në kërkim.

Por pavarësisht vendimit të AKU, ai i ishte rikthyer veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.

Në këtë magazinë Gëzim Bala, sipas oolicisë prodhonte salca, turshi dhe reçelera.

Siç tregojnë pamjet e publikuara nga policia, gjithçka bëhej jashtë kushteve higjeno-sanitare, duke bërë që edhe produkti që u tregtohej konsumatorëve të ishte i rrezikshëm.

Ndaj AKU, Policisë së Shkodrës dhe Prokurorisë i është dashur të rikthehen sërish në këtë ambient për ta bllokuar.

Por këtë herë pronari 61 vjeçar, Gëzim Bala, nuk u gjet aty dhe është shpallur në kërkim.

Ndaj tij janë ngritur akuzat e "Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Vetëm në 8 muaj janë zbuluar 880 ton produkte jashtë standardit dhe që mund të përbënin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Alarmi bëhet edhe më i madh kur subjektet që i prodhojnë e tregtojnë janë pa licencë.

EMISIONET