Qeveria turke ka ndaluar shitjen e bestsellerit botëror "Histori përpara gjumit për vajza rebele" të autorëve italianë Elena Favilli dhe Francesca Cavallo për fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Arsyeja? Institucioni për mbrojtjen e të miturve ka vlerësuar se disa përmbajtje të librit janë "bartës të ndikimit negativ ".

Për shoqatën e botuesve turq, vendimi "paraqet një rrezik për lirinë e shprehjes dhe shtypit, si dhe një kërcënim për parimet e shoqërisë demokratike".

"Histori përpara gjumit për vajza rebele" na risjell përrallat duke i frymëzuar fëmijët me histori për 100 gra heroike, që nga Elizabeta I deri te Serena Ëilliams. Ilustruar nga 60 artistë nga çdo skaj i globit, ky është libri i parë më i financuar në historinë e financimeve masive.


/Ora News.tv/