Turqia ka kapur një prej grave të ish liderit të grupit islamik ISIS Abu Bakr al –Baghdadi.

Këtë e bënë të ditur presidenti Recep Tayyip Erdogan ndërkohë që të martën ai deklaroi se kanë kapur motrën e Baghdadit.

Ish lideri islamik hodhi në erë veten pasi ra në kurth nga ushtria amerikane të cilët nisën një operacion për të goditur ISIS në veri perëndim të Sirisë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump e konsideroi vdekjen e tij si një sukses të ushtrisë amerikane në luftën kundër terrorizmit.

Vetëm disa ditë pas operacionit ushtarak, grupi islamik konfirmoi vdekjen e Abu Bakr al-Baghdadit ndërkohë që kurorëzoi liderin e ri.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara, Erdogan zbuloi se ushtria turke ka kapur gruan e Baghdadit.

“SHBA deklaroi se Baghdadi vrau veten. Madje ato nisën fushata për arritjen e tyre duke nxjerrë dhe detaje filmike mbi operacionin e tyre. Ndërkohë unë po deklaroj këtu për herë të parë se ne kemi kapur gruan dhe motrën e ish liderit dhe nuk e konsiderojmë si arritje”.

Ekspertët tregojnë se familjarët e tij u kapën në një rrugë që përdorej nga organizata për të transportuar njerëzit në fshehtësi.

/Ora News.tv/