11 bursa studimi jashtë vendi janë ofruar nga Turqia për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës.

Të rinjtë që duan të ndjekin studimet në Akademinë e Policisë në Ankara, në kursin “Trajnim i Nivelit të Parë Superior” mund të aplikojnë deri në 15 tetor.

Aplikantët duhet të jenë punonjës policie me diplomë "Bachelor” dhe të përmbushin kërkesat për të qenë një oficer policie në Shqipëri.

Kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, ku përfshihen testimi psikologjik, testimin e aftësive fizike dhe vlerësimi i aftësive shëndetësore. Testimi do të zhvillohet sipas normave dhe kritereve të përcaktuara nga pala turke, ndërsa kandidatët duhet të dorëzojnë disa prej dokumenteve të afishuara në faqen e Ministrisë së Brendshme.

Pas mbylljes së afatit të aplikimit, një ditë më pas me 16 dhe 17 tetor do të bëhet konkursi dhe përzgjedhja e kandidatëve fitues, në Akademinë e Sigurisë për Policinë dhe në Gardën e Republikës.




/Ora News.tv/