Turqi, xhamia kthehet në bankë ushqimore për të varfërit gjatë pandemisë

Një xhami në Stambolln është kthyer në një bankë ushqimore për të ndihmuar të varfërit gjatë pandemisë së Covid-19.

E vendosur në rrethin Sariyer të Stambollit, xhamia Dedeman, e mbyllur si të gjitha vendet e tjera fetare në Turqi, është shndërruar nga imami i saj i ri, Abdulsamet Cakir.

"Pasi u ndërprenë lutjet, unë pata idenë që të ringjallja xhaminë duke i lejuar njerëzit e mirë të ndihmojnë ata që kanë nevojë", tha Cakir, 33 vjeç, për AFP.

Raftet e rezervuar zakonisht për këpucët e besimtarëve janë plot me pako makarona, biskota dhe shishe me vaj ulliri.

Mbi 2,200 njerëz kanë vdekur për shkak të pandemisë së COVID-19 në Turqi, e cila numëron mbi 95,000 raste të konfirmuara me koronavirus. Gjysma e rasteve janë në Stamboll.

EMISIONET