Turpi i kaloj kufijtë e turpit për Akademinë Nobel

Turpi i kaloj kufijtë e turpit për Akademinë Nobel

Akademia Suedeze e Çmimit Nobel, dje, shëmbi përfundimisht kollonat morale të besimit dhe vlerave tek kjo Akademi.

Dje Akadamia Nobel i dha "Cmimin Nobel" shkrimtarit Peter Handke, i cili ka marrë para këtij çmimi dhjetra çmime të tjera, deri çmimin pararendës për NOBEL, America Award në 2002 dhe Franz Kafka ne 2009 (Franz Kafka po rrotullohet ne varr).

Letërsia në vetvete përpos artit letrar të fjalës ka si mision dhe luftën kundër të keqes totalitarizmave, diktaturave dhe izmave të tjerë e.t.c Pra, letërsia në vetvete ka dhe një mision PAQE.

Duke i dhënë çmimin NOBEL një njeriu që ka përkrahur hapur regjimin gjenocidal të Millosheviçit, i dënuar nga gjithë bota perendimore dhe demokratike me masakra dhe pastrim etnik si në kohët biblike, Akademia Nobel, dhe jo vetëm, treguan se nuk kanë si objektiv të tyre vlerat letrare dhe as morale, por thjesht janë një marionete e lojrave të interesave të manjatëve dhe lobingjeve të ndryshme në ndarjen e botës sipas interesave.

Vlerat e botës, morale, artistike, letrare, politike, nuk varen nga çmimet qofte dhe NOBEL, por nga vlerat qe ata lenë si FARE ndriçmi dhe udhërrëfimi dhe në atë që na mësojnë në luftë me të keqen siç është kthyer edhe një e keqe KOMISIONI NOBEL-it

Pas këtij vendimi, NOBEL per PAQE nuk duhet të jepet më pasi nuk ka moral nga ky KOMISION.

EMISIONET