"Turisti" shqiptar arrestohet në Itali me 1 kg kokainë të fshehur në baterinë e makinës

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 42 vjeç, me banim në Shqipëri, me akuzën e trafikut të lëndës narkotike të tipit kokainë.

Në automjetin e tij është gjetur e fshehur rreth 1 kg kokainë e pastër 80 %.

Shqiptari është ndaluar në autostradën A2 në provincën e Breshës, ndërsa udhëtonte i vetëm me një automjet tip Renalut Megane Scenic.

Pas një kontrolli të imët në automjet policia italiane ka mundur të identifikojë vendin ku ishte fshehur kokaina.

E mbështjellë me qese plastike dhe e lyer nga jashtë me pastë dhëmbësh për t'i shpëtuar nuhatjes së qenve antidrogë, kokaina u gjet pranë baterisë së makinës, në një vend të modifikuar enkas për fshehjen e drogës.

Ndaj shqiptarit 42 vjeçar u lëshua urdhëri i arrestimit, e aktualisht ndodhet në burgun e Potenzas në rajonin Basilicata.

Kokaina e sekuestruar mendohet të sillte në treg një përfitim prej 50-60 mijë euro.

EMISIONET