Gjatë ditëve të fundit, FSHF ka zhvilluar një takim me Ministrinë e Shëndetësisë ku është diskutuar rifillimi i kampionatit.

FSHF ka gati një protokoll sanitar që duhet ndjekur nga çdo skuadër. Për gazetarin Bashkim Tufa, ky protokoll është i duhuri pasi është hartuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

I ftuar në Ora Sport ai jep një mesazh të bukur duke e krahasuar rifillimin e futbollit me vijimësinë e jetës.

Tufa: Protokolli i ndeshjes që do të ketë futbolli shqiptar nëse fillon është jo i bërë vetëm nga FSHF por është bërë nga UEFA. Ne nuk jemi Gjermania por them që futbolli duhet të fillojë. Është një mesazh për qytetarët shqiptarë që jeta vazhdon. Futbolli duke filluar jep mesazhin e jetës. Fillimisht duhet të stërviten futbollistët e më pas të fillojnë ndeshjet.

/Ora News.tv/