Presidenti amerikan ka minimizuar efektet e një rritje të mprehtë të çmimeve të naftës pas  sulmeve të  fundit ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite, duke argumentuar se Uashingtoni dhe vendet e tjera mund të kompensojnë rritjen duke furnizuar tregun.

"Çmimet  nuk janë rritur shumë dhe ne kemi rezervat strategjike, të cilat janë të mëdha, dhe ne mund të lëshojmë disa prej tyre", u tha Donald Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me pasardhësin e Bahreinit, Salman bin Hamad Al Khalifa

" Vendet e tjera mund të tregohen pak më bujare me naftën, dhe ne do ta heqim atë," shtoi ai.

Më herët Donald Trump tha se Irani është përgjegjës për sulmet ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.

"Ne do t'ju njoftojmë përfundimisht. ... është duke u verifikuar,"  tha presidenti.

Presidenti Trump tha se nuk dëshiron luftë me Iranin.

"Shtetet e Bashkuara janë më të përgatitura" për një konflikt se çdo vend në histori, shtoi ai. "Pavarësisht nga kjo, ne sigurisht që do të donim ta shmangnim atë," tha Presidenti.

Diplomacia nuk është ezauruar kurrë, tha zoti Trump i cili u pyet nga gazetarët nëse u kishte premtuar sauditëve se Shtetet e Bashkuara do t'i mbrojnë ata.

"Jo, nuk ua kam premtuar këtë sauditëve," u përgjigj Presidenti Trump. "Duhet të ulemi me sauditët dhe të bëjmë diçka," tha ai.

Presidenti njoftoi se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe zyrtarë të tjerë amerikanë do të shkojnë në Arabinë Saudite.

/Ora News.tv/