Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij. Vendimet kontraverse kanë ngjallur revoltë te populli amerikan dhe një gjë e tillë u vu re edhe mbrëmjen e së shtunës.

Në momentin kur kreu i Shtëpisë së Bardhë po futej në ambientet e "Madison Square Garden" për të ndjekur duelin e UFC, u dëgjuan thirrje të shumta kundër tij, mes të cilave thirrjet: "Hiq Trump" dhe "Ndaloje Trump".

Protesta besohet se ka lidhje me hetimet që janë hapur kundër presidentit Trump, i cili besohet se i ka bërë presion presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për të hetuar rivalin e tij në garën e Shtëpisë së Bardhë 2020, ish-nënkryetari, Joe Biden.

/Ora News.tv/