Trump pret takimin e radhës me Kim Jong-un në fillim të 2019, do ta ftojë dhe në SHBA

Trump pret takimin e radhës me Kim Jong-un në fillim të 2019, do

Presidenti amerikan thotë se marrëdhënia e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut është aq e mirë sa pret që takimi i tyre i ardhshëm të zhvillohet sa më shpejt, në janar apo shkurt dhe në një moment të përshtatshëm Donald Trump shpreson që të ftojë Kim Jong-un në SHBA.

"Jemi duke ecur shumë mirë," u tha Trump gazetarëve në bordin e Forcave Ajrore One gjatë rikthimit të tij nga Argjentina.

"Ne kemi një marrëdhënie të mirë," shtoi ai, duke shprehur shpresën se kur rrethanat të lejojnë, ai do të ftojë Kim në Shtetet e Bashkuara.

Megjithë optimizmin e Trump, bisedimet midis SHBA dhe Koresë së Veriut kanë ngecur disi që nga takimi i fundit historik në Singapor në qershor, në të cilin liderët ranë dakord mbi denuklarizimin e gadishullit Korean.

Ndërsa SHBA këmbëngul për lejimin e inspektorëve për të verifikuar angazhimin e Phenianit ndaj marrëveshjes, Koreja e Veriut dëshiron që Uashingtoni të veprojë në mirëbesim dhe të heqë disa nga sanksionet.

"Këto janë sanksione globale të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të cilat e mohojnë kapacitetin e Koresë së Veriut për të përmirësuar ekonominë e tyre", tha të dielën sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

"Kjo nuk do të ndryshojë."

Pompeo, i cili kryeson ekipin e negociatorëve të SHBA, udhëtoi në Phenian në tetor.

Ai dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut ranë dakord për një samit të dytë mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Diskutimet për të përcaktuar vendndodhjen e takimit të dytë janë në vazhdim.




EMISIONET