Shën Louis Blues është kampioni në fuqi i NHL (hokej në akull). Përmbysja fantastike ndaj Boston Bruins në ndeshjen e 7-të bëri që në duart e Blues të shkojë trofeu i "Stanley Cup".

Por, pavarësisht se janë fituesit në fuqi, trofeu do të mbahet nga presidenti amerikan, Donald Trump. Numri 1 i Shtëpisë së Bardhë bleu Kupën e Argjendë për shifrën e 65 mijë dollarëve.

Ankandi ndodhi gjatë pritjes së skuadrës në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa nuk munguan as mesazhet për ndjekësit.

"Përmbysja e mahnitshm e St Louis Blues na kujton që të mos heqin dorë kurrë dhe kurrë të mos e humbim besimin. Kur punoni shumë, mbështesni njëri-tjetrin, besoni në veten tuaj dhe i jepni gjithçka që keni, fitorja është gjithnjë e mundshme!" shkruajti Trump në rrjetin social "Twitter".

Lojtarët falënderuan presidentin për pritjen e ngrohtë dhe i dhanë fanellën e Blues me emrin e tij në anën e pasme.

/Ora News.tv/