Trump: Po mendoj tërheqjen e SHBA-ve nga OBT-ja

Trump: Po mendoj tërheqjen e SHBA-ve nga OBT-ja

Presidenti i SHBA Donald Trump po e vlerëson tërheqjen nga Organizata Botërore e Tregtisë nëse "ata nuk reformohen", tha ai në një intervistë për Bloomberg.

"Nëse nuk reformohen, do të tërhiqesha nga OBT-ja," tha Trump të enjten në Shtëpinë e Bardhë, përpara nisjes për një tubim në Indiana.

 Muajin e kaluar, presidenti amerikan u tha gazetarëve se OBT ka trajtuar Shtetet e Bashkuara "shumë keq" për shumë vite dhe se trupi i bazuar në Gjenevë do të duhet të "ndryshojë mënyrat e tyre".

Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA Robert Lighthizer ka bërë thirrje për lejimin e Kinës në OBT dhe ka akuzuar sistemin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të trupit tregtar për ndërhyrjen në sovranitetin e SHBA. Administrata Trump ka bllokuar kohët e fundit emërimin e gjyqtarëve në organin e apelit të OBT-së.

EMISIONET