"Trump nuk është më udhëheqësi moral i vendit të tij dhe botës"

"Trump nuk është më udhëheqësi moral i vendit

Presidenti i ShBA Donald Trump nuk është më udhëheqësi moral i vendit të tij apo botës. Kjo gjë u shkaktua nga zemërimi global ndaj politikës së Shtëpisë së Bardhë për ndarjen e fëmijëve të emigrantëve nga prindërit e tyre.

"Ajo që po ndodh në kufirin (SHBA-Meksikë) ku Trump po i ndan fëmijët nga prindërit e tyre është një shenjë se ai nuk është më udhëheqësi moral i vendit të tij apo botës. Gjithçka që ai po bën e përjashton nga roli që presidentët amerikanë kanë pasur gjithmonë. Ai nuk mund të flasë më për botën e lirë", tha sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

EMISIONET