Trump: Marrëdhënia me Rusinë nuk ka qenë kurrë më keq

Trump: Marrëdhënia me Rusinë nuk ka qenë kurrë më

Presidenti Donald Trump ka folur për takimin me homologun rus në Helsinki duke shpjeguar se marrëdhënia me Rusinë ka ndryshuar pas bisedës së sotme.

"Mosmarrëveshjet mes dy vendeve tona janë të njohura dhe presidenti Putin e unë i diskutuam gjerësisht sot. Edhe gjatë tensioneve të Luftës së Ftohtë, kur bota dukej shumë e ndryshme, Rusia dhe ShBA mbanin dialog të fortë. Marrëdhënia jonë nuk ka qenë kurrë më e keqe se sa tani. Megjithatë, kjo ndryshoi. Rreth katër orë më parë", tha Trump.

Në takimin mes Trump dhe Putin në Helsinki u diskutua dhe goditja e terrorizmit radikal islamik. Në konferencën për shtyp, Presidenti i Amerikës tha se ShBA dhe Rusia mund të shpëtojnë qindra jetë në Siri.

EMISIONET